Një nga më të mirët te Interi, zikaltërit në kontakte me lojtarin për rinovimin e kontratës

Katër javë kampionat dhe 3 asiste. Sezoni 2023/24 nuk mund të kishte nisur më mirë për Federico Dimarco, një nga besnikët e Interit të Simone Inzaghit. Anësori i majtë vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm, i cili ka zhdukur dyshimet e mundshme për aftësitë e tij në fushë dhe në dhomat e zhveshjes së zikaltërve, duke e bërë atë gjithnjë e më shumë një pikë referimi për shokët e skuadrës dhe tifozët. Një lider që Interi e priste prej kohësh dhe sipas asaj që shkruajnë mediat, mund të ketë rinovim në muajt e ardhshëm.

Javët e fundit, në fakt, kanë nisur kontaktet mes Roc Nation, agjencisë që kujdeset për interesat e Dimarco-s dhe drejtuesve të Interit. Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2026, nuk ka nxitim apo urgjencë për zgjatjen e bashkëpunimit, por ekziston dëshira për një firmë të re.  Në muajt në vijim do të ketë takime të reja mes palëve dhe me gjasë, edhe njoftimi zyrtar për rinovimin. Të presim e të shohim. JS

()

Arena e Lajmit


Një nga më të mirët te Interi, zikaltërit në kontakte me lojtarin për rinovimin e kontratës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook