Plagosja e efektivit, blindohet Tirana/ Policia 20 mijë euro shpërblim për informacione: Autori i armatosur, bëni kujdes!

TIRANË

Policia e Tiranës vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të plagosjes së efektivit të policisë në Tiranë, teksa iu apelon qytetarëve të bëjnë kujdes pasi është i armatosur.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor Edlir Alleshi.

Klered Bozhani
Klered Bozhani

Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Arena e Lajmit


Plagosja e efektivit, blindohet Tirana/ Policia 20 mijë euro shpërblim për informacione: Autori i armatosur, bëni kujdes!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook