“Po legalizojmë me ligj një ves për biznesmenët e rinj”, Dashamir Shehi jep propozimin për bastet: Të paktën shteti të marrë ca pare, t’ia japë sportit

Deputeti Dashamir Shehi ka shprehur kritika për ligjin për bastet online, që do t’i hapë rrugë kështu rikthimit të lojërave të fatit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Shehi theksoi se qeveria po legalizon me ligj një ves, ndërsa shtoi se të paktën në këtë rast kjo nismë duhet të sjellë lekë për buxhetin e shtetit.

Ai sugjeroi që të paktën shteti të marrë dyfishin e fitimit, që më pas t’i shpërndahen atletikës apo sporteve të tjera.

“Kjo do të jetë një e keqe me ligj. Kjo është një e keqe, një ves. Më mirë që të jetë një ves që ka ça rregulla, se sa pa rregulla. Por që të na e shesin si avancim i shoqërisë, kjo është gënjeshtër. Jemi të pazotë për ta kontrolluar dhe për ta mbyllur. Jemi të pazotë. Le t’i vemë me ligj. Po justifikojmë një ves, shteti do marrë ca para. Po sa luhet në Shqipëri? Unë se kam idenë, por thuhet se luhet pare e madhe. Por që të merret shteti, të marrë ca lekë. Sikur nga këto 200 milionë që luhen, merr ca para, dhe ia jep atletikës. Bastet në Itali viheshin për futbollin, por paratë i merrte atletika. I vetmi justifikim që kemi për këtë punë, është që të marrim ca pare për sportin, se nuk kemi lekë. A marrim aq lekë sa merrnin para ‘Fundit të marrëzisë’? Të paktën të merret dyfishi i kësaj pune. Se i bie që po bëjmë me ligj disa biznesmenë të rinj”, tha Shehi.

()

Arena e Lajmit


“Po legalizojmë me ligj një ves për biznesmenët e rinj”, Dashamir Shehi jep propozimin për bastet: Të paktën shteti të marrë ca pare, t’ia japë sportit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook