Tha se nuk ka më punë me Arbenitën, Fero habit me deklaratën e fundit

Fero ka qenë shumë i komentuar për jetën e tij private dhe raportin me ish partneren Arbenita Ismajli. Kjo e fundit e akuzoi publikisht për dhunë dhe e denoncoi edhe në polici ndërkohë që thumbat ndaj njëri-tjetrit nuk kanë pasur të ndalur në rrjete sociale kohët e fundit.

Fero deklaroi se i është përkushtuar fesë islame dhe se i ka ndarë përfundimisht rrugët me Arbenitën, duke thënë se ajo nuk ka vend në xhenet marrë shkas nga ekspozimi i tepërt i trupit.

Mirëpo postimet e tij të fundit tregojnë të kundërtën. Fillimisht ish-reperi postoi një video ku shihej një luan, teksa ledhatonte partneren e tij luaneshë dhe shkruante: “Unë kur isha me Arbenitën”.

Ndërsa postimi i rradhës ka të bëjë me një deklaratë kontradiktore nga ato që ka thënë më parë.

“Zënkat janë të përkohshme, dashuria është përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Feros, ku sërish në foto janë një luan dhe luaneshë.

 

Tha se nuk ka më punë me Arbenitën, Fero habit me deklaratën e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook