Lojtari i Dinamos, Alesio Mija ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen me Partizanin, takim ky që do luhet të premten në orën 18.00.
“Çfarë ka ndryshuar te Dinamo? Në krahasim me dy vite më parë, gjërat janë shumë në ndryshe sepse ka grup komplet të ri dhe vetëm 2-3 jemi që nga vjet. Organizimi është shumë i mirë dhe nuk bëj dot diferencë sepse Dinamo gjithmonë ka pasur dhe do të ketë organizim të shkëlqyer. Derbin duhet ta presim me shumë besim dhe adrenalinë që ta fitojmë.
Derbi? Gjithmonë ne presim një shans. Ideja është që unë dhe çunat e tjerë jemi gati në çdo moment, sidomos në derbi.
Presion në fushë? Nuk e quaj presion kur luan kundër Partizanit apo Tiranës por është ndeshje që të motivon vetë dhe nuk ka nevojë të mbash mendjen te tifozët. Ndjen presion por për mirë që të të motivojë.
Rivali më i fortë? Jemi në fillim të kampionatit dhe nuk mund të shoh se kush është më lart. Ne do të synojmë të fitojmë me këdo që luajmë dhe kushdo që na del para. E them me bindje se jemi shumë skuadër e fortë dhe kampionati është i fortë. Rivali më i fortë që kemi, është vetja jonë. Të gjithë i kemi rivalë dhe me këtë mendim zbresim në fushë në çdo ndeshje”, tha Mija. JS
()