Ka nisur me debate kjo seancë e sotme në Kuvendin e Shqipëri, teksa deputetët e PD kanë kërkuar nga drejtuesja e seancës që të futeshin në rend dite edhe disa kërkesa të depozituara prej tyre.
Deputeti Dashnor Sula iu drejtua drejtueses së Kuvendit Ermonela Felaj duke i thënë se duhet që të lexojë edhe shkresën që i ka ardhur nga grupi i tyre.
“Nuk dua të kem replikë me ty, por ndjej keqardhje që të humbësh moralin si juriste. Sa i përket situatës së paprecedentë, ne nuk e kemi futur parlamentin në këtë situatë, këtë keni bërë ju. Ju pëlqen apo jo ju, ne kemi një kryetar grupi parlamentar. Ne kemi probleme, turp është për ne, por për ju është shumë më turp për problemet që i keni hapur vendit”, tha ai.