Ernest Muçi ishte një nga më të mirët në fushë sonte, në atë fitore 3-2 të Legias së Varshavës ndaj Aston Villas, takim ky që shkoi për llogari të Conference League. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola, duke ndihmuar jashtëzakonisht shumë skuadrën për arritjen e fitores. Jo vetëm kaq, pasi ai i dha një dorë skuadrës edhe në aspekte të tjerë.
Menjëherë pas ndeshjes, faqja zyrtare e UEFA Conference League ka publikuar një foto të lojtarit shqiptar. Bie në sy mbishkrimi: “Ernest Muçi zjarr”.
Paraqitja e sotme ishte edhe si një lloj mesazhi për trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho, për ndeshjen vendimtare të kualifikueseve të Euro 2024, në tetor ndaj Republikës së Çekisë. JS
Ernest Muçi on 🔥#UECL pic.twitter.com/fWvHKXEIs5
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) September 21, 2023
()