Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar dy gola në ndeshjen e Conference League të Legias në shtëpi ndaj Aston Villas. Teksa rezultati ishte 1-1, Muçi kaloi në epërsi ekipin nga Varshava. Anglezët barazuan shifrat me Digne, por sërish Muçi riktheu avantazhin vendas (51′).
22-vjeçari në sezonin që kaloi realizoi 5 gola dhe dhuroi 6 asiste në kampionat. Në këtë edicion të Ekstraklasa, lojtari kuqezi është takuar me golin 3 herë.
Për Ernest Muçin është sezoni i katërt te Legia e Varshavës, pasi kaloi 3 vite në Shqipëri me fanellën kryeqytetase të Tiranës. Te Legia, futbollisti në fjalë është një nga më të mirët e skuadrës. JS
()