VIDEO/ Inter shmang humbjen ndaj Sociedad, Bayern ia del ndaj United, triumfojnë Arsenal e Napoli në Champions

Champions League luajti sonte në mbrëmje disa nga ndeshjet e xhiros së parë. Në grupin A, Bayern Munchen fitoi mes spektaklit të golave ndaj United. Kampionët e Gjermanisë fituan 4-3 në Allianz Arena (Munich), për të marrë kështu 3 pikë të vyera. Sane shënoi në minutën e 28-të golin e parë të sfidës, ndërsa Gnabry pak më vonë dyfishoi shifrat me një të majtë që la të shtangur në vend Onanën. “Djajtë e kuq” krijuan iluzionet e një rikthimi të mundshëm në lojë me golin e Hojlund në fillimin e pjesës së dytë, por ekzekutimi i saktë i një penalltie nga Kane më pas i vrau përfundimisht shpresat e anglezëve për të dalë me pikë nga takimi. Deri në fund, ekipi nga Manchesteri tundi “rrjetën” dy herë me Casemiron, ndërsa te bavarezët vendosi emrin në listën e golashënuesve edhe Tel.

Arsenali është rikthyer në kompeticionin më të rëndësishëm për klube pas disa vitesh mungesë dhe duket se nuk ka humbur shkëlqimin (Grupi B). Të besuarit e Mikel Artetës dhuruan spektakël në Londër duke triumfuar 4-0 ndaj PSV-së dhe duke argëtuar në maksimum tifozët në shkallët e tribunave. Gooners realizuan 3 herë në pjesën e parë me Saka, Trossard dhe Gabriel Jesus për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit. Në pjesën e dytë, holandezët pësuan edhe të katërtin, këtë herë nga Odegaard. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Sevilla dhe Lens në Spanjë përfundoi 1-1.

Në grupin D, Inter shmang humbjen në “San Mames”, duke barazuar me shifrat 1-1 ndaj Sociedadit që ishte në epërsi për pjesën më të madhe të takimit. Nënkampionët e Europës e shikuan veten në disavantazh pas vetëm 4 minutash lojë. Një gabim i Bastonit i dhuroi golin baskëve, me Mendez që mposhti mjaft mirë Sommer, duke dërguar topin pas shpinës së portierit zviceran. Në minutën e 21-të, Arnautovic shfrytëzon shtatlartësinë e tij por nuk tregohet i saktë me një goditje me kokë. Në fundin e fraksionit, “gardiani” i zikaltërve ishte protagonist me një pritje fantastike të një topi të gjuajtur me mjeshtëri nga japonezi Kubo. 55 minuta lojë edhe për Kristjan Asllanin, i cili luajti titullar, pa lënë ndonjë gjurmë të madhe.

Në të 65-tën, Barella ndëshkohet me karton të vuq, por vendimi bëhet i pavlefshëm pas një rishikimi me VAR. Interi barazoi shifrat në fundin e ndeshjes me Thuram, goli u anulua për pozicion të parregullt.  Italianët arritën  të merrnin një pikë në Spanjë pas golit të Martinez në fund.. Ndeshja tjetër e këtij grupi, Benfica-Salzburg u mbyll 0-2 në favorë të austriakëve.

Në grupin C, Napoli mund 1-2 Bragën, por humbet shërbimet e Rrahmanit pasi lojtari dardan doli nga loja shumë shpejt për shkak se ndjeu shqetësime.

Rezultatet:

Bayern Munchen 4-3 Manchester United

 

 

 

Arsenal 4-0 PSV

 

 

Sociedad 1-1 Inter

 

 

 

 

 

 

 

Benfica 0-2 Salzburg

Braga 1-2 Napoli

Sevilla 1-1 Lens

()

Arena e Lajmit


VIDEO/ Inter shmang humbjen ndaj Sociedad, Bayern ia del ndaj United, triumfojnë Arsenal e Napoli në Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook