Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dje nga Kuvendi diskutoi për reformën e pensioneve, ku tha se pensionistët janë të varur nga lëmosha e qeverisë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku shkruan se qeveria premton rritje të pensioneve me 50 lekë në ditë.
Më tej ajo ngre pyetjet se’ Çfarë mund të blejë një pensionist me 50 lek, kur çmimet janë rritur pothuajse 30%? Kur çdo produkt i shportës duke filluar nga vaji, sheqeri dhe çdo ushqim tjetër është rritur me 30%, si mund të mbijetojë një pensionist me 50 lek në ditë?’
Postimi i plotë i Tabakut:
Dje parlamenti diskutoi për reformën e pensioneve, sigurisht prej zhurmës së ditës shumë u humb.
Në fund të ditës 50 lekë shtesë në ditë, premton qeveria për pensionet, 50 lek shtesë për mbijetesën.
Çfarë mund të blejë një pensionist me 50 lek, kur çmimet janë rritur pothuajse 30%? Kur çdo produkt i shportës duke filluar nga vaji, sheqeri dhe çdo ushqim tjetër është rritur me 30%, si mund të mbijetojë një pensionist me 50 lek në ditë?
Sigurisht që këto shifra nuk janë të reja, këto shifra vijnë mbas dështimit të reformës pensioneve, mbas dështimit të një skeme e cila qeveria refuzoj ta shihte.
Kemi një informalitet të lartë, kemi një largim shumë të madh të të rinjve edhe kemi një moshë në plakje në rritje, sot 1/3 e popullsisë është moshë pensioni.
Nderkohë që çdo vit shtohen 15.000 pensionistë. E kush është pergjigja e qeverisë? Lëmosha e ditës!
()