“Kthim në Berlin”, gjurmë të holokaustit në një film për valixhen e babait

Kur babai vdes, Bobi Lax zbulon një valixhe me letra e fotografi që tregojnë historinë e familjes së tij që humbi jetën në holokaust. Bashkë me shokun e tij gjerman, Manuelin, që sapo ka zbuluar se xhaxhai i të atit është regjisor i filmave famëkeq nazistë, ata shkojnë drejt Berlinit për të zbuluar të kaluarën e tyre.

Është ky thelbi i filmit “Kthim në Berlin” që mbyll edicionin e 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

“Ka qenë një mundësi për t’u përballur me historinë e familjes sime. Im atë e ka kaluar me heshtje. Filmi ka një kthesë interesante sepse unë mësoj se familja e shokut tim ka qenë me xhelatët. Ka qenë zbulim për të dy ne e shkuara e familjeve tona. Filmi sjell udhëtimin tonë, për të mësuar me shumë dhe marrëdhënien mes nesh që ndryshon, bashkë me krizat që kemi” , tha regjisori Bobi Lax.

Shfaqja kudo e historisë së familjes që deri dje ishte heshtja e babait, nuk ka qenë e lehtë edhe pse ka arsye.

“Filmi ka mesazh global. Pjesa më e rëndësishme e tij është që në film takimi i dy anëve të konfliktit, për të parë se si mund ta lëmë konfliktin pas, se si mund të gjejmë harmoni, pavarësisht gjërave të tmerrshme që kanë ndodhur. Mesazhi im është dialogu, që të mund të flasim. Për mua ka qenë sfiduese, fillimisht për të ditur nëse kam të drejtën ta bëj këtë, sepse babai e kishte fshehur valixhen ndërsa unë e çova në muze ne Berlin”, u shpreh Bobi Lax.

Tema e sivjetshme e festivalit ishte pandëshkueshmëria.

Arena e Lajmit


“Kthim në Berlin”, gjurmë të holokaustit në një film për valixhen e babait

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook