Armando Broja i gatshëm për të luajtur pas 9 muajsh pritje, gëzojnë edhe te Kombëtarja shqiptare

Merr fund pritja, Armando Broja e ka lënë përfundimisht pas krahëve dëmtimin dhe rikthehet pas 287 ditësh të jetë i gatshëm për Chelsean, pasi ndodhet në stol për përballjen e javës së gjashtë të Premier League ndaj Aston Villa.

Sulmuesi kuqezi u dëmtua në miqësoren e dhjetorit të vitit të shkuar, e si për koiçidencë “Blutë e Londrës” luanin po ndaj me Aston Villa, duke munguar për më shumë se 9 muaj, por tani ai është gati për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Trajneri Mauricio Pochetino e ka përmendur shumë herë Brojën si një lojtar me shumë cilësi, të cilin e pret me padurim të jetë i gatshëm për ekipin londinez. Një lajm fantastik për tifozët e Chelsea, por dhe të kombëtares së Shqipërisë, që mezi e presin rikthimin e sulmuesit nga Malësia e Madhe.

Mbetet për t’u parë nëse Pochetino do i japë mundësinë për t’u aktivizuar në këtë ndeshje, teksa në muajin tetor lojtari pritet që të jetë dhe nën urdhrat e Sylvinhos për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.

()

Arena e Lajmit


Armando Broja i gatshëm për të luajtur pas 9 muajsh pritje, gëzojnë edhe te Kombëtarja shqiptare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook