Empoli pret Interin në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Serisë A, me zikaltrit që kërkojnë fitoren e radhës në kampionat. Empoli vjen në këtë sfidë pa asnjë pikë dhe pa asnjë gol të shënuar gjatë gjithë sezonit dhe kërkon që të lërë pas momentet e errëta dhe kthesa të vijë pikërisht kundër zikaltërve.
Këta të fundit kanë fituar katër ndeshjet e para dhe janë të vetmit në Itali që qëndrojnë perfekt dhe pikërisht kështu duan të vazhdojnë edhe pas kësaj jave.
Në fushë për vendasit janë dy futbollistë të Kombëtares, Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli, ndërsa për stol është Stiven Shpendi. Nga ana tjetër te miqtë në stol është një ish i Empolit, Kristjan Asllani.
()