“Rreziku i konfliktit Kosovë-Serbi është rikthyer”, Gjekmarkaj: Koordnimi i Prishtinës dhe Tiranës, i rëndësishëm në këto orë tragjike

Zëvendës kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar të krijuar sot në veri të Kosovës pas vrasjes së një efektivit të policisë.

Gjekmarkaj u shpreh se pas këtij veprimi rreziku i konfliktit Kosovë-Serbi është rikthyer.

Sipas tij në këto  orë  tragjike bëhet edhe më i rëndësishëm koordinimi i faktorit shqiptar në Prishtinë e Tiranë, por shtoi për fat keq prej muajsh dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës ndodhen në një konflikt absurd mbi baza personale i cili ka marrë përmasa folklorike.

“Sulmi ndaj policisë së Kosovës në zonën e manastirit të Banjskës nga një grup paramilitar serb, ka rikthyer edhe një herë rrezikun e një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Një dëshmor më shumë Afrim Bunjaku ju shtua historisë së shqiptarëve. Lavdi të përjetshme sakrificës së tij.

Në këto  orë  tragjike bëhet edhe më i rëndësishëm dhe jetik koordinimi i faktorit shqiptar në Prishtinë e Tiranë. Për fat keq prej muajsh dy Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës ndodhen në një konflikt absurd mbi baza personale i cili ka marre përmasa folklorike.

Kësaj situate që ka bllokuar defakto marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Kosovë i shtohet dhe vetë izolimi tejet i gabuar që Kryeministri Kurti i ka bërë vetes në raport me aleatet e mëdhenj amerikanë dhe europiane. Kurrë më shumë se sot Kosova nuk ka nevojë për SHBA dhe Evropën ashtu dhe për Shqipërinë. Siguria dhe ekzistenca  sovrane e Kosovës varet nga SHBA raporti me të cilën as duhet  provokuar as cenuar nga faktorët politikë shqiptar. Tek rritet eskalimi mendjet e shëndosha por dhe patriotike duhet të investohen në vetëpërmbajte. Një komb një qëndrim. Jo në kurriz të njëri tjetrit por me njëri tjetrin dhe aleatet”, u shpreh Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit


“Rreziku i konfliktit Kosovë-Serbi është rikthyer”, Gjekmarkaj: Koordnimi i Prishtinës dhe Tiranës, i rëndësishëm në këto orë tragjike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook