Gola, spektakël dhe emocione. Derbi i Londrës mes Arsenalit dhe Tottenhamit i zhvilluar në Emirates Stadium (London) u mbyll në paqe në shifrat 2-2 (Premier League).
Në minutën e 25-të, skuadra e Arsenalit është me fat, pasi një gjuajtje me të majtën e Saka, devijohet nga Romero, për t’i dhuruar golin Gooners-ave. Në minutën e 41-të, Maddison rikthen në lojë një top që do dilte jashtë, duke i dhënë një asist Son, me koreano-jugorin që nga një pozicion i tillë nuk mund të falte.
Sërish protagonist Romero. Mesfushori i Spurs shkaktoi penallti pas një prekje me dorë në fillimin e pjesës së dytë. Saka u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke mposhtur portierin Vicario. “Gjelat” nuk dorëzohen dhe sërish vendosin ekuilibrat, falë Son (55’).
Në fund skuadrat u pajtuan me rezultatin, në një derbi i cili kënaqi tejmase tifozët e shumtë që kishin shkuar për të parë ndeshjen nga stadiumi. Me këtë rezultat, Arsenal është ne vendin e pestë me 14 pikë, po aq sa ka edhe Tottenham një pozicion më mirë. JS
()