Ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA nis zyrtarisht detyrën, Ervin Bushati i paraqet presidentit Biden letrat kredenciale

Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i paraqiti presidentit Joe Biden letrat kredenciale, duke startuar në këtë mënyrë zyrtarisht detyrën e tij si përfaqësues i Shqipërisë në Uashington.
Shtëpia e Bardhë ka publikuar fotot nga dorëzimi i letrave kredenciale nga Bushati, i cili shfaqet në prani të Biden, sëbashku me bashkëshorten e tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Bushati shprehet se për të është nder dhe privilegj që do të mbajë këtë detyrë të rëndësishme si përfaqësues i Shqipërisë në SHBA.

“Nder dhe Privilegj në këtë Mision të Shenjtë për mua: White House tek Presidenti i Shteteve të Bashkuara Sh.T.Z Joe Biden. E nisim këtë rrugëtim me përkushtimin më të madh për të sjellë më afër popujt tanë e për të forcuar më tej bashkëpunimim strategjik mes nesh🇦🇱🤝🇺🇸.
Mirënjohje ndaj këtij vendi mik dhe aleat, për mbështetjen e palëkundur gjatë momenteve më kritike të historisë sonë🙏🏻.

Sot më fort se kurrë e ndjej peshën e këtij misioni që më është besuar; teksa zotohem në përmbushjen e çdo objektivi drejt progresit.”, shkruan Bushati në ‘Facebook’.

Bushati u dekretua në detyrën e diplomatit që do të përfaqësojë Shqipërinë në SHBA më datë 11 korrik të këtij viti.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, u emërua si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa do të jetë dhe ambasador jorezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës.

()

Arena e Lajmit


Ambasadori i ri i Shqipërisë në SHBA nis zyrtarisht detyrën, Ervin Bushati i paraqet presidentit Biden letrat kredenciale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook