Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me çështjen “McGonigal”.
Në një postim në rrjetin sociale Facebook, Vasili shkruan se faktet kundër kryeministrit Edi Ram po bubullijnë, ndërsa shton se pranimi i fajit nga McGonigal, në lidhje me të gjitha veprimet e paligjshme kriminale të kryera në Shqipëri në bashkëpunim kreun e shtetit i vuri vulën përfundimtare provave të fajësisë së këtij të fundit.
Postimi i plotë:
Afera McGonigal, faktet kundër Ramës bubullijnë, kush nuk i sheh eshte qorr i shtirur ose qorr i kapur!
McGonigal pranoi te gjitha akuzat qe kishin te benin me Shqiperine, keshtu raporton Zeri i Amerikes qe eshte emitenti radioteleviziv zyrtar i Departamentit te Shtetit.
Zeri i Amerikes thote ne lajmin e 22 shtator:
“Zoti McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka”.
“I pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, ai kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”.
Pra akuzat jane shume te qarta dhe lidhen me dy faktore McGonigalin nga njera ane dhe Edi Ramen nga ana tjeter si korruptues aktiv, shperdorues i detyres shteterore pasi perdor Zyren e Kryeministrit per afera politike dhe financiare.
Plot 11 here eshte permendur Edi Rama ne akuzen publike te pranuar tashme nga vete McGonigal perpara Gjykates Federale te Ëashingtonit
Pranimi nga Mc Gonigal i fajit dhe i te gjitha veprimeve te paligjshme kriminale te kryera ne Shqiperi ne bashkepunim me Edi Ramen i vuri vulen perfundimtare provave te fajesise se Kryeministrit.
Mbi Edi Ramen rendojne sot vepra shume te renda penale me pergjegjesine individuale direkte te tij.
Ai ka korruptuar ne menyre aktive zyrtarin shume te larte te FBI per qellimet e tij korruptive, politike dhe kriminale duke demtuar interesat e vendit dhe te demokracise per interesat e tij personale te mbajtjes se paligjshme te pushtetit dhe perfitimeve te tjera.
Ka ndare ne menyre korruptive pronen dhe interesat publike te mbrojtura me ligj si c eshte rasti i licencave te naftes.
Edi Rama ka perdorur parate korruptive dhe zyren e kryeministrit per te perdorur zyrtarin e FBI dhe duke shperdoruar maredheniet me SHBA permes korruptimit aktiv te zyrtarit te FBI dhe ketyre akuzave drejtesia amerikane ju ka vene vulen e vertetesise permes pranimit te fajit nga vete Mc Gonigal.
Sot kush ben sikur nuk i sheh apo kush perpiqet ti relativizoje dhe minimizoje eshte thjesht nje qorr i shtirur ose me thjesht akoma nje qorr i kapur.
SPAK eshte perpara proves se forte pakapercyeshme te respektit dhe barazise para ligjit si dhe te mbrojtjes se interesit me te larte publik, qe eshte goditur shume rende nga kryeministri i vendit.
Duke mos ndermarre akoma asnje veprim SPAK tregon dy standarte ligji: pandeshkueshmeri dhe paprekshmeri per kryeministrin dhe nje standart tjeter per qytetaret e tjere.
Faji i kryeministrit eshte aty, dhunimi i ligjit po se po, konfirmimin e akuzave e ka kryer tashme drejtesia amerikane, ndaj perpelitjet hezituese te SPAK vetem po rendojne poziten e tij por nuk zhbëjne dot akuzat qe rendojne mbi Edi Ramen.
Sot kush ben sikur nuk i sheh apo kush perpiqet ti relativizoje dhe minimizoje akuzat e vulosura ne Amerike per kryeministrin eshte thjesht nje qorr i shtirur ose me thjesht akoma nje qorr i kapur.
Secili variant qorrlleku eshte nje shemtire pa sherim!!