Mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me përdorimin e oksidit të azotit si një substancë rekreative nga të rinjtë.
Ajo u shpreh se oksidi i azotit mund të gjejë edhe përdorimi mjekësor, duke ardhur në ndihmë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Sipas saj përdorimi i kësaj substance përmes tullumbaceve sjell të qeshura dhe eufori, ndërsa me kalimin e kohës ndryshon perceptimi i realitetit, deri në pikën ku përdoruesit nuk mund të dallojnë as ndryshimet atmosferike.
Ajo shtoi se përdorimi i saj mund të sjellë edhe humbje të ekuilibrit, deri në probleme neurologjike ku disa gjymtyrë mund të paralizohen.