Foto/ U vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, mbahen në Tiranë homazhe në nder të efektivit Afrim Bunjaku

Te sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë u mbajtën homazhe në nder të efektivit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Nga pamjet e siguruara për , shihen qytetarë të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së, ndërsa në tokë janë ndezur qirinj në kujtim të tij.

Pjesëmarrës në homazhe ka qenë edhe gazetari Osman Stafa, i cili në një raportim live për News24, tha se numri i pjesëmarrësve ishte i lartë dhe ndër ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

“Po zhvillohen homazhe në nder të kombit, Afrim Bunjakut. Bunjaku u vra nga një sulm terrorist, nga ata që kërkuan destabilitetin e Kosovës. Ngjarja ishte më të vërtetë e rëndë dhe për pasojë kanë reaguar edhe shqiptarët e Shqipërisë. Shumica e pjesëmarrësve janë të rinj, disa mbanë në duar flamujt e Shqipërisë, UÇK-së dhe Kosovës. Pjesëmarrës është dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë”, raportoi Stafa.

()

Arena e Lajmit


Foto/ U vra nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, mbahen në Tiranë homazhe në nder të efektivit Afrim Bunjaku

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook