Igli Hasani merr pjesë në ceremoninë mortore të Afrim Bunjakut: Përulemi me nderim dhe respekt heroit të Republikës

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të vrarë, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në krye të detyrës, në Kosovë.

Në një postim në platformën ‘X’, Hasani shkruan se sot iu dha lamtumira e fundit Rreshter Afrim Bunjaku.

Kujtojmë se edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të vrarë.

“Krah familjarëve, zyrtarëve të lartë e përfaqësuesve të trupit diplomatik në #Kosovë i dhamë sot lamtumirën e fundit, Rreshter Afrim Bunjaku.

Përulemi me nderim dhe respekt punës dhe kujtimit të heroit të Republikës, i cili sakrifikoi jetën e tij për sovranitetin e Kosovës!”, shkruan Hasani

Arena e Lajmit


Igli Hasani merr pjesë në ceremoninë mortore të Afrim Bunjakut: Përulemi me nderim dhe respekt heroit të Republikës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook