Juve shfaq interes për sulmuesin e Sassuolo? Agjenti: Ja si qëndron realiteti

Armand Lauriente, një sulmues që aktualisht luan për Sassuolo, mund të jetë një emër i mirë me prespektivë dhe që mund të kthehet në një objektiv merkatoje për Juventusin, duke pasur parasysh vlerësimin e veçantë që drejtori aktual i bardhezinjve, Giuntoli, ka ndaj tij. I intervistuar nga Sportitalia, agjenti i lojtarit Roberto Meloni është përgjigjur si më poshtë në lidhje me interesimin e “Zonjës së Vjetër”.

“Juve është e interesuar për Laurienté?” Jo. E di që Giuntoli e pëlqen lojtarin, por, deri më sot, Juventusi ka një strategji të ndryshme, më duket mua, dhe ka një mënyrë të ndryshme të lojës nga ajo që i përshtatet Laurienté. Pastaj e përsëris: Giuntoli e pëlqen, e ka ndjekur që në Napoli”, deklaroi Meloni.

Francezi Lauriente u transferua në Reggio Emilia në vitin 2022 nga Lorient. Në sezonin e parë, lojtari ra në sy me 7 gola dhe 6 asiste.

(J.S/)

 

 

Arena e Lajmit


Juve shfaq interes për sulmuesin e Sassuolo? Agjenti: Ja si qëndron realiteti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook