Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, gjobë 40 000 lekë shoferit të “Porsche” (Video)

TIRANË

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë, drejtuesi.

Policia Rrugore e Tiranës, pas denoncimit të bërë nga një qytetar, me anë të një videoje, për një drejtues automjeti që kishte kryer manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, ka organizuar punën për kapjen e tij duke intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Si rezultat i kontrolleve, është konstatuar automjeti që shfaqet në video dhe ndaj drejtuesit të tij është vendosur masa administrative 40 000 lekë të rinj, në bazë të nenit 139 të Kodit Penal.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Arena e Lajmit


Kreu manovra të rrezikshme në rrugë, gjobë 40 000 lekë shoferit të “Porsche” (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook