Leao e ka bindje: Milan rikthehet shpejt te trofeu i Champions League, jemi në rrugën e duhur

Milani së shpejti do të rikthehet të fitojë Champions League. Këto janë fjalët e Rafael Leaos, numrit 10 të kuqezinjve, i cili rinovoi kontratën me “Djallin” në verë deri në vitin 2028, dha një intervistë për GQ Portugal, duke dhënë mendimin e tij për sezonin e kaluar dhe objektivat e tij në aspektin personal.

Gjysmëfinalja e Champions League- “Kemi pasur disa mungesa dhe për mungesë zgjidhjesh në stol, Interi ishte dukshëm superior. Ata kanë një ekip shumë të kompletuar, si në 11-she ashtu edhe në pankinë, dhe besoj se kjo bëri diferencën në dy ndeshjet”,

Milani – “Besoj se klubi është në rrugën e duhur, arritëm të shkojmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Tani objektivi i klubit duhet të jetë të vazhdojë të rritet, të vazhdojë të prodhojë, të vazhdojë të jetë i fortë dhe jam i sigurt se Milani së shpejti do t’i rikthehet fitimit të një Champions League, që është qëllimi ynë. Unë flas për veten time, unë jam i ri, unë jam një lojtar që dëshiron të fitojë gjëra të mëdha, Champions League mendoj se është ëndrra e çdo lojtari dhe ne po punojmë për këtë” – Tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit


Leao e ka bindje: Milan rikthehet shpejt te trofeu i Champions League, jemi në rrugën e duhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook