TIRANË
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku deklaron se vlerësimi i agjencisë “Standard & Poor’s” për Shqipërinë është i njëjti dhe me gjithë dalluet e propagandës që bien për arritje, portofolet e shqiptarëve nuk fitojnë kurrgjë.
Tabaku thekson se mjerimi financave publike shihet në nivelin e korrupsionit përmes taksave korruptive, favorizimeve fiskale dhe planit për rritje taksash në vijim duke filluar nga taksa e pronës tek arsimi. Të gjitha në kurriz të shtresës së mesme.
Sipas sa, çmimet e larta të inflacionit rëndojnë të ardhurat e pakta të shqiptarëve ku çmimet e shportës së konsumit rriten me mbi 11% ndërsa pensioni me 50 lekë/ditë.
POSTIMI I PLOTË
Sa i ndihmon shqiptarët vlerësimi pandryshuar i S&P?
Për të disatin vit me radhë agjencia S&P ka vlerësuar në të njëjtën mënyrë Shqipërinë. Me gjithë dalluet e propagandës që bien për arritje, portofolet e shqiptarëve nuk fitojnë kurrgjë.
Mjerimi financave publike shihet në nivelin e korrupsionit përmes taksave korruptive, favorizimeve fiskale dhe planit për rritje taksash në vijim duke filluar nga taksa e pronës tek arsimi. Të gjitha në kurriz të shtresës së mesme.
Sot, nuk kemi as mirëqënie më të lartë, as më shumë mobilitet social por në të kundërt ka më shumë pabarazi.
Informaliteti vijon të jetë mbi 30% ndërsa 95% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa dhe marrin më pak shërbime.
Këstet e borxhit kanë përfituar nga rënia e vlerës së euros e cila ka varfëruar prodhuesit dhe eksportuesit. Çmimet e larta të inflacionit rëndojnë të ardhurat e pakta të shqiptarëve ku çmimet e shportës së konsumit rriten me mbi 11% ndërsa pensioni me 50 lekë/ditë.
Prandaj përtej vlerësimit të njëjtë pyetja është çfarë fitojnë shqiptarët? Kurrgjë veç dokrrave të hinit që nuk pasurojnë kënd!