Pragsfida me Leccen, Allegri: Pres një Juventus të zemëruar, më duhet të vlerësoj gjendjen e disa lojtarëve

Juventus duhet të reagojë menjëherë në kampionat, pas humbjes me Sassuolon në fundjavë në “Reggio Emilia”. Bardhezinjtë presin në mesjavë skuadrën e Lecces në shtëpi, ndërsa trajneri i ekipit nga Torino, Max Allegri ka dalë në konferencë për shtyp.

“Pres një Juventus të motivuar, të zemëruar dhe shumë të përqendruar ndaj Lecces. Duhet të kthehemi te fitoret dhe të lëmë pas atë humbje të shëmtuar me Sassuolon. Në atë ndeshje kishte shumë gabime individuale dhe episodet përfshinë Szczesnyn dhe të tjerë që vendosën edhe rezultatin e ndeshjes. Duhet kujdes me Leccen, është një skuadër e fortë, teknike dhe që ende nuk është mposhtur. Gatti duhet të harrojë gabimin sepse futbolli i njeh edhe gafat.

Më duhet të vlerësoj gjendjen e Kean, Chiesa, Vlahovic dhe Milik. Dusan është një talent i mrekullueshëm, por duhet të gjejë ekuilibrin. Futbolli nuk është matematikë dhe dikush rritet më shpejt, dikush më vonë. Maturia arrihet në moshën 26 apo 27-vjeçare. Titulli? Inter, Milan dhe Napoli janë para të tjerëve, të paktën në letër. Ne duhet të jemi të aftë për të garuar për një nga katër vendet e para”,  – Tha ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit


Pragsfida me Leccen, Allegri: Pres një Juventus të zemëruar, më duhet të vlerësoj gjendjen e disa lojtarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook