Triumfi ndaj Realit, Simeone: Atletico me shpirt skuadre, luajtëm në mënyrën që duhej

Atletico Madrid ia doli të triumfojë pastër 3-1 ndaj Real Madrid në derbin e të dielës, duke i bindur të gjithë për potencialin që Los Colchoneros kanë për këtë sezon. Pavarësisht barazimit në fund nga Lazio në Champions League, djemtë e Simeones zbritën në fushë të karikuar në maksimum për të marrë 3 pikët. Pas fitores, trajneri i Atletico  Simeone analizoi ndeshjen.

“Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, në pjesën e parë ishim të fortë, mund të shënonim sërish nga krahët. Sepse Reali i Madridit po vuante. Ne u stërvitëm për këtë mënyrë loje, luajtëm në mënyrën më të mire dhe shënuam dy gola.

Gjëja më madhështore ishte shpirti i skuadrës. Në Valencia thashë që nuk isha i shqetësuar, sepse mund të ndodhte pas ndeshjeve të Kombëtareve një paraqitje jo e mirë. Kundër Realit luajtëm ndeshjen që tifozët duan të shohin” – Tha ai. JS

()

Arena e Lajmit


Triumfi ndaj Realit, Simeone: Atletico me shpirt skuadre, luajtëm në mënyrën që duhej

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook