Në momentin e tij më të mirë, pasi ishte rikthyer protagonist absolut te Koniaspor, Sokol Cikalleshi pësoi një dëmtim që pritet ta mbajnë jashtë fushave të lojës për 2-3 javë. Klubi turk bën me anë të një komunikate për mediat, se Cikalleshi ka pësuar një dëmtim të shkallës së dytë në kofshën e djathtë ndërsa ka nisur menjëherë fazën e riaftësimit.
Ky nuk është një lajm pozitiv as për trajnerin Sylvinho pasi prezenca e Cikalleshit është në dyshim të fortë për sfidën e 12 tetorit kundër Republikës Çeke. Në 5 ndeshje këtë sezon me Konyaspor, Cikalleshi ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar një asist.
()