Mbarëvajtja e të gjithë organizmit është çelësi i një jete të gjatë.
E për ta arritur këtë një stil jetese i shëndetshëm është gjithnjë i nevojshëm.
Filloni nga ushqimi, ajo çfarë konsumoni çdo ditë është më e rëndësishme nga sa mund të duket në moment.
Çdo ushqim, gatim apo pije jep efektet e veta në organizëm, qofshin këto pozitive apo negative.
Në këtë përfundim kanë dalë edhe mjekët në një studim të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org.
Sipas tyre një nga pijet më popullore në botë kafja shkakton dhimbje koke dhe migrenë.
Si Ndikon Kafeina Tek Migrena
Migrena është një sëmundje kronike që shkakton dhimbje të vazhdueshme koke.
Ajo mund të shfaqet pa pritur në çdo fazë të jetës.
Megjithëse shpesh herë shkaqet nuk janë në dorën e personave që vuajnë nga kjo sëmundje, stili i jetesës mund të jetë favorizues ose jo.
Ka një diskutim të gjatë dhe të njohur mbi konsumimin e kafeinës dhe dhimbjen e vazhdueshme të kokës.
Një studim i Universitetit të Harvardit të cilit i referohet AgroWeb.org, hedh dritë mbi disa të dhëna në lidhje me sëmundjen e migrenës.
Ekspertët mblodhën të dhëna nga përafërsisht 100 persona, të cilëve iu duhej të shënonin sasinë e saktë të konsumimit të kafes në ditë.
Këtu u përfshinë edhe pije të tjera me përmbajtje të lartë kafeine siç janë çajrat e fortë, si çaji i zi apo pijet me gaz.
Të gjithë pjesëmarrësit në studim kishin shenja të kësaj sëmundje kronike dhe dhimbje koke të vazhdueshme.
Rezultatet treguan se gjatë konsumimit të këtyre ushqimeve specifike, dhimbja e kokës ndër këta persona bëhej më intensive dhe e shpeshtë.
Sa Është Doza Ditore që Duhet të Konsumoni
Ekspertët rekomandojnë që nëse vuani nga migrena të mos konsumoni më shumë se tre filxhanë kafe në ditë.
Sasia e kafeinës është e ndryshme në pije të ndryshme, por nuk duhet të kaloni 180 mg në ditë.
Nëse konsumoni tre kafe ekspres në ditë kujdesuni që të mos konsumoni pije të tjera që kanë përmbajtje kafeine.
Evitoni konsumimin e kafes gjatë krizave të dhimbjes së kokës.
Pasi jo vetëm që nuk do t’jua pushojë, por do të japë pasoja edhe të nesërmen.
Nëse jeni konsumues të rregullt të kafes dhe nuk hiqni dot dorë nga kjo pije sigurohuni që të qëndroni në sasitë e paracaktuara nga mjekët./AgroWeb.org