“Detyra e Shqipërisë, t’i jetë krah”, Basha thirrje në ‘Open’: Momenti që 4 shtetet anëtare të NATO-s të njohin pavarësinë e Kosovës

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë sot thirrje 4 shteteve anëtare të NATO-s, që të njohin pavarësinë e Kosovës. Përmes një lidhje skype për Open në News24, lideri demokrat tha se Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës, dhe të japë mbështetjen e pakushtëzuar.

“Ka vetëm një përgjegjës, kjo dihet fare mirë, e di dhe SHBA dhe BE. Përgjegjës është Serbia. Kërkohet sabotim i procesit të dialogut. Përgjegjës është zoti Vuçiç. Nuk i komentoj në këtë format qëndrimet e Kurtit, pasi ia përzgjedh vetë. E rëndësishme në këtë moment që të njihet nga 4 vendet anëtare të NATO-s, të pavarësisë së Kosovës. Ky është momenti, që në një krizë të tillë, vë në dukje se sa e brishtë është situata dhe kjo situatë mund të dilte jashtë kontrollit. Por edhe mund të ndodhë, pasi situata nuk i dihet, mund të dalë jashtë kontrollit. Thirrja e imja, e PD është njohja e pavarësisë së Kosovës nga këto 4 shtete të BE. Detyra e qeverisë së Kosovës, është që të bëhet faktor për përbashkim.

Detyra e Shqipërisë është që të jetë në mbështetje të Kosovës, të japë mbështetje për çfarëdo ka nevojë Kosova. Të mos bëjë asgjë pa koordinim me Kosovën. Kjo është detyra e Shqipërisë. Në çdo situatë, në veçanti dhe në një situatë si kjo. Detyra e Shqipërisë është që të qëndrojë në krah të Shqipërisë dhe mos të bëjë asgjë kundër saj. Synimet e Serbisë ndaj Kosovës, që është të pushtojë territoret. Ky është një projekt serb, një shkatërrim i arkitekturës së sigurisë në të cilën ka investuar NATO, është qëllim i qartë i Putinit, për të destabilizuar Ballkanin.”, tha Basha.

()

Arena e Lajmit


“Detyra e Shqipërisë, t’i jetë krah”, Basha thirrje në ‘Open’: Momenti që 4 shtetet anëtare të NATO-s të njohin pavarësinë e Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook