Duel në distancë, Inter me Thu-La, Milan 1 muaj në turin e forcës

Java e gjashtë e Serie A do të luhet në mesjavë, me Interin kryesues që pret të mërkurën në mbrëmje Sassuolon, në një sfidë ku të 72 mijë biletat janë të shitura në Giusepe Meazza. Një tregues se zikaltrit kanë mbështetjen maksimale dhe të etur për t’u rikthyer kampion këtë sezon.

Interi vjen si lider dhe me shifra mbresëlënëse por ekuilibri është i nevojshëm. Ndërgjegjësim, përqendrim dhe përkushtim total ndaj kauzës. Inzaghi e predikon prej ditësh, është çelësi për të cilin insiston më shumë, i vetëdijshëm se tani e tutje do të duhet të kërkojë më shumë nga Lautaro dhe Thuram për të kompensuar mungesën e Arnautovic, duke pritur që Sanchez të përmirësohet në gjendje.

Ndërsa në mesfushë pritet shihet së bashku Barella dhe Frattesi, me Calhanoglu si organizator dhe Mkhitaryan në stol. Dumfries rikthehet në krahun e djathtë, Dimarco fillon në të majtë. Në mbrojtje Darmian, De Vrij dhe Acerbi duhet të jenë përballë Sommer, por nuk është çudi që Ianzghi të aktivizojë Bastonin ose Pavard.

Ndërsa Milan, para se të nisë një tur force në një muaj, do të udhëtojë në Cagliari. Është momenti i vazhdimësisë për kuqezinjtë, për të lënë njëherë e mirë pas humbje të shëmtuar në derbi, por mbi të gjitha, për të mbajtur ritmin e Interit kryesues dhe vijuar luftën për titull deri në fund.

KALENDARI I MILANIT

Cagliari-Milan 27 shtator

Milan-Lazio 30 shtator

Borussia Dortmund-Milan 4 tetor

Genoa-Milano 7 tetor

Milan-Juventus 22 tetor

PSG-Milan 25 tetor

Napoli-Milan 29 tetor

()

Arena e Lajmit


Duel në distancë, Inter me Thu-La, Milan 1 muaj në turin e forcës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook