I shpallur në kërkim për abuzim seksual, 53-vjeçari arrestohet në Lushnje, pritet ekstradimi drejt Italisë

Një i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, me mbi 5 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë është kapur në Lushnjë dhe është arrestuar.

53-vjeçari u kap me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Sakaq, Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit Bajram Mehaj, në Itali.

Njoftimi i policisë:

I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, me mbi 5 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet në Lushnjë dhe vihet në pranga 53-vjeçari.

Pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bënë të mundur kapjen në fshatin Tërbuf, Lushnjë, si dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin, e shtetasit Barjam Mehaj, 53 vjeç.

53-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Novarës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit Bajram Mehaj, në Itali.

Arena e Lajmit


I shpallur në kërkim për abuzim seksual, 53-vjeçari arrestohet në Lushnje, pritet ekstradimi drejt Italisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook