Kontrabandoi mallra pa licencë, procedohet penalisht 47-vjeçari në Durrës

DURRËS

Një 47-vjeçar (rezident në Angli), është proceduar penalisht nga policia e Durrësit pasi është kapur në tentativë për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat kërkohet licencë.

Sekuestrohen 2 bombola me lëndë kimike (helium) dhe një automjet (furgon).

Shërbimet e Policisë në portin e Durrësit, krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar shërbim shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo Pikë Kufitare, vijojnë kontrollet, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, është goditur një rast i tentativës për të kontrabanduar në vendin tonë, mallra për të cilat kërkohet licencë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin shqiptar M. M., 47 vjeç, rezident në Angli, pasi gjatë kontrollit në furgonin që drejtonte, janë gjetur bombola me lëndë kimike (helium).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Arena e Lajmit


Kontrabandoi mallra pa licencë, procedohet penalisht 47-vjeçari në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook