“Një nga mendjet me gjeniale”, Gjekmarkaj tregon se si e njihte At Zef Pllumin: Rebel që s’bënte kompromis me të vërtetën, si do të reagonte për Kosovën

Zëvendëskryetari i Kuvendit, njëherë deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj kujtoi sot kontributin e çmuar të At Zef Pllumi dhe librin e tij ‘Rrno për me tregue’.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Gjekmarkaj, i cili ka pasur fatin që ta njohë nga afër At Zef Pllumin, tha se ai ishte një nga mendjet më të ndritura që nuk bënte asnjë kompromis me të vërtetën.

Si e njihnit At Zef Pllumin?
Në optikën time, At Zef Pëllumi është një nga mendjet gjeniale. Sot është koha që pas 16 vitesh të ballafaqohemi me mendimin e tij, këshillat e tij, se ku do të jetë Shqipëria e sotme, e së ardhmes, në raport me vetveten dhe traditën. Bashkë me Kadarenë, janë dy mendje të ndritura.

Çfarë parashikoi në ato vite At Zef Pëllumi në ato vit dhe ku jemi sot….
Ai pati fatin të kishte peshën e kryqit. Ai ishte një nga martirët e Komunizmit, një nga viktimat e persekucionit dhe na la një antropologji, dëshmi të rrallë, siç është ‘Rno për me tregue’. Ai u shfaq në liri në vitin 90 ë Tiranë, mblodhi ata që ishin kundër komunizmit, dhe bënë revistën Hylli i Dritës. Ai nuk reshti për të punuar deri në ditët e fundit për të çuar pa fundi djem dhe vajza shqiptare drejt universiteteve të Europës.

Si ka qenë raporti i tij me demokracinë?
Ai ka qenë një demokratët e parë, kishte vokacion liberal, ishte njeri rebel për nga natyra. Nuk u pajtua që në fillim për partitë politike shqiptare, siç ishte PD. Ajo ishte më afër perëndimit, ndërsa partia Komuniste ishte ajo Socialiste. Ai nuk pati frikë që të përballej me të vërtetat e kohës, me personazhet e asaj kohe të politikës. Ishte një njeri jo i rehatshëm për figurat politike. E donte një Shqipëri demokratike, larg influencave të hapura apo të fshehura që tjetërsonin shqiptarët. Ishte i të folurit shqeto, pa kompromis.

Çfarë di t’i sillte sot politikës shqiptare?
Ai ishte kaq i vërtetë. Ishte nga ata persona që nuk gënjente kurrë, as për hall. Raportin me të vërtetën e kishte absolut. Nuk kishte vështirësi që të shprehte të vërtetat e veta. Ishte një idealist, një njeri që kishte sakrifikuar për idealet. Për diktaturën që vendosjen në politikën shqiptare dhe i dukej një demokraci e rremë në Shqipëri.

Çfarë i solli katolicizmi në vend?
Ai konfirmoi historinë e katolicizmit. Ai ishte mes rilindësve të mëdhenj, trimave të mëdhenj. Ndoshta ishte nga ata burra dijetar, shkrimtar, i cili lidhi epokën e katolicizmit me modernitetin pas 90 dhe u përpoq që të risillte traditën përmes botimeve dhe të rindërtonte kishën e shkatërruar nga komunizmi.

‘Rroni për më tregua’ është konsideruar si ndërgjegjja e kohës…
Për mua është libri më emblematik në çdo pikëpamje. Individi shqiptar nuk del kurrë më i plotë se sa në këtë libër. Raporti i tij në të shkuarën me të ardhmen, s’del kurrë më mirë se këtu.

Si ka qenë raporti i tij me Kosovën?
Çdo shqiptar, por më shumë se çdo të tjerë, At Zef Pllumi kishte nderim të madh për Rugovën. Përcaktimi që ka dhënë për Kosovën, është më emblematiku dhe lapidari që i ka bërë Rugovës dhe Kosovës. Miku i tij më i afërt ishte Sabri Hamiti. Mendoj se e ndjente shumë shqetësimin e Kosovës.

Si mund të ishte qëndrimi i tij nëse do të jetonte sot në raport me situatën në Kosovë….
Ai do të fliste vetë për veten. Por di të them një gjë…kam pasur fatin ta njoh mirë….jam fis i Zef Pllumi, është rastësi. Pllumi ishte patriot. Më shumë se sa këta që e ndezin FB. Ai e kishte dëshmuar patriotizmin e tij që në kohë të diktaturës. Ai citonte shpesh herë një prift që vdiq në tortura. Ai e kishte pjesë të vetën Kosovën. E kemi përjtuar me shqëtësim njerëzor at që ndodhi në Kosovë, si aktin e pashembullt të Putinit në Ukrainë. Kosova u tregua në lartësinë e duhur. Kosova tregoi se ka pas vetes aleatët, si SHBA apo BE. Mendoj se faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri duhet të ketë sintoni, nuk duhet të ketë debat folklorik. Është minimumi që kryeministri Rama të mbante qëndrim. Ai ka pasur problem me kryeministrat e Kosovës, një raport jo të duhur. Kanë prevaluar qëndrimet personale. Por duhet të ketë një politikë të jashtme, por ama duhet të kemi një politikë të jashtme të përbashkët, kjo është arma jonë e fortë. Ekzigjencat e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve nuk kanë qenë në të njëjtën lartësi. Në disa vende të Europës ka pasur dhe pendesë ndaj reagimet kundër Serbisë. Shqiptarët, në Kosovë dhe Shqipëri duhet të bëjnë maksimalen.

E kemi bërë deri tani?
mendoj se kemi qenë pozitiv në tërësi, pasi shqiptarët, ndoshta e teprojmë që themi se jemi paqëdashës, më kokëlartë. Shqiptarët kanë qenë pozitiv, por nuk kanë qenë të strukturuar mirë që ti mbushin mendjen ndërkombëtarëve se; e vërteta është në anën tonë.

Zoti Kurti tha; ‘nga sot s’do të jetë kurrë më si më parë’. Si e komentoni këtë deklaratë?
Dialogu është rruga ku shtyn të gjithë faktorët, miqtë e Kosovës, pa i shmangur sfidat rastësore apo të organizuara nga Serbia. Në qoftë se SHBA shtyn pa cënuar armërinë e Kosovës për dialog, shqiptarët duhet të rrinë në këtë linjë. Nuk duhet të shkojmë përtej logjikës. Kjo që ka ndodhur pak ditë më parë është e rëndë, por duhet të shkojmë përballë drejtësisë dhe duhet të tregohen urat që forcojnë pavarësinë e Kosovës. Mendoj se do të ndryshojnë pozitivisht gjërat për Kosovën.

()

Arena e Lajmit


“Një nga mendjet me gjeniale”, Gjekmarkaj tregon se si e njihte At Zef Pllumin: Rebel që s’bënte kompromis me të vërtetën, si do të reagonte për Kosovën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook