Të pathyeshëm në Evropë, Inter e Man.City nuk njohin humbje, zhgënjejnë “bigët” e tjerë

Real Madrid pësoi humbjen e parë këtë sezon, duke lënë vetëm në podiumin e ekipeve të pathyeshme, Inter dhe Man.City. Ekipi i zikaltër vijon ecurinë perfekte në Serie A, 5 ndeshje 5 fitore. Inzaghi po shijon në maksimum një ekip të kolauduar thuajse në perfeksion pasi në 5 javë kanë pësuar vetëm një gol, më mirë se çdo ekip tjetër në 5 kampionët më të rëndësishëm në Evropë. Inter qëndron i vetëm në krye me 15 pikë, plus 3 nga Milan.

Inter
Inter

Man.City i Pep Guardiola është ekipi tjetër i pathyeshëm, madje “qytetarët” kanë bërë edhe më mirë pasi kanë zhvilluar 6 ndeshje në Premier League, 6 fitore, por kanë pësuar 3 gola. City qëndron në krye, plus 2 pikë nga Liverpool.

Rodri Man City Champioins League Final 061023
Rodri Man City Champioins League Final 061023

Në Spanjë, Reali ra në javën e 6-të, ku pësoi një humbje të rëndë në derbin përballë Atletico Madrid. Si herë herë, nuk janë perfekt dy “bigët” e tjerë të Evropës, Bayern Munich dhe PSG. Ekipi i Tuchel është ndalur në një barazim me Leverkusen, ekip që ndan edhe kreun e Bundesligës, ndërsa PSG me 11 pikë në 6 javë renditet në vendin e tretë në Ligue 1.

()

Arena e Lajmit


Të pathyeshëm në Evropë, Inter e Man.City nuk njohin humbje, zhgënjejnë “bigët” e tjerë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook