Policia e Durrësit pas denoncimit të një qytetari ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili tentoi t’i vidhte automjetin në lagjen nr. 12.
Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, sapo janë njoftuar se një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes, si dhe arrestimin në flagrancë të autorit të këtij rasti, shtetasit A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
()