Armando Broja ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe është rikthyer në fushë pas shumë muajsh mungesa. Te Shqipëria e presin krahëhapur për ndeshjen e radhës në teotr ndaj Republikës së Çekisë, takim ky i vlefshëm për një biletë në Euro 2024.
UEFA foli sërish shqip, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Broja zjarr, u kthye nga lëndimi në fundjavë”. Në videon e shpërndarë në faqen zyrtarë të UEFA shihet goli i lojtarit kuqezi ndaj Hungarisë.
Armando Broja pritet të jetë një element i rëndësishëm i Shqipërisë së Sylvinhos. Cilësitë e tij nuk diskutohen dhe tashmë alternativat për ofensivën e Kombëtares janë të shumta.
(J.S/)