AK Invest vjen për klientët me portofolin elektronik eReja, transferta digjitale përmes Moneygram

Aplikacioni i AK-Invest, i quajtur “eReja” është partneri i parë ekskluziv i MoneyGram në kontinentin Europian sa i takon transfertave digjitale.

Drejtori i Përgjithshëm i MoneyGram e konsideroi marrëveshjen një gur transformimi digjital që do i japë akoma më tepër forcë shtytëse ekonomisë shqiptare.

Digjitalizimi sot është kryefjala drejt zhvillimit në tregun financiar. Në një bashkëpunim unik, Institucioni financiar AK Invest përmes portofolit të tij elektronik të quajtur eReja ka nënshkruar marrëveshje me MoneyGram International, per ofrimin e digjital te ketij sherbimi.

Politika Ndërkombëtare e Digjitalizimit bërë bashkë me përfshirjen reale të vendit tonë në të, specifikisht dhe për kah rritjes së përfshirjes financiare, aksesit në financë, edukimit financiar në funksion të formalizimit të ekonomisë, mundësuan tashmë investimin e kahershëm, në bashkëpunim mes palëve, duke shenjuar

Institucionin e Parase Elektronike eReja, si partnerere të parë ekskluzive të MoneyGram eëallet në Europë!
Kështu MoneyGram është vendosur në rendin e shërbimeve të aplikacionit eReja për të shërbyer dhe përmes transfertave digjitale.

Shtimi i shërbimeve të MonenyGram në listën e shërbimeve të pagesave të ofruar nga eReja vjen si vlerë e shtuar dhe si një nismë e përputhur plotësisht me objektivat e Bankës së Shqipërisë në funksion të formalizimit të mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

eReja eshte partneri i parë ekskluziv i MoneyGram në kontinentin europian qe do të ofrojë shërbimin e transfertës në e-wallet, por edhe një hallke inovatore ne zinxhirin e digjitalzimit ne vendin tone Marrëveshjen e ka përshëndetur online edhe Alex Holmes, drejtor i pergjithshem MoneyGram international , i cili e konsideroi atë një gur transfornimi digjital që do i japë akoma më tepër forcë shtytëse ekonomisë shqiptare

“Kjo që po ndodh sot, është gur themeli në transformimin digjital që po ndodh kudo, në mbarë botën. Ky është thelbi i këtij evolucioni. Aplikacioni eReja do t’i mundësojë këto transaksione financiare. Do të ketë shtysë më të madhe në dërgimin e parave jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit. Moneygram do e shtyjë Shqipërinë përpara, mundësitë do jenë të pafundme sa i takon rritjes ekonomike e financiare të vendit.”-, tha Alex Holmes, drejtor i përgjithshëm i MoneyGram International gjatë eventit.

Arena e Lajmit


AK Invest vjen për klientët me portofolin elektronik eReja, transferta digjitale përmes Moneygram

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook