BE e shqetësuar për shkallën e dezinformimit rus në X

Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, nënvizoi rezultatet e dobëta të platformës X gjatë testeve, në një konference për shtyp.

“Ai paraqiste raporte të ofruara nga platformat kryesore në internet që përshkruanin përpjekjet e tyre kundër dezinformimit gjatë një periudhe gjashtëmujore”, sipas Kodit të Praktikës së BE-së.

Ky kod, i lançuar në vitin 2018, bashkon 44 nënshkrues vullnetarë, gjigantë si Meta (Facebook, WhatsApp), Google (YouTube) ose TikTok, por edhe platforma më të vogla, si dhe profesionistë reklamash, kontrollues faktesh dhe OJQ.

Për të matur dezinformimin në internet, nënshkruesit krijuan indikatorë dhe nisën një fazë testimi në tre shtete anëtare Spanjë, Poloni dhe Sllovaki.

Akti i Shërbimeve Dixhitale, (DSA) i detyron platformat të bëjnë përpjekje kundër dezinformimit per te shmangur dënimet me gjoba deri në 6% të xhiros së tyre globale.

Jourova u bëri thirrje të gjitha platformave për të rritur luftën kundër dezinformimit rus përpara zgjedhjeve kombëtare në Sllovaki dhe Poloni, si dhe përpara zgjedhjeve evropiane në qershorin e ardhshëm.

“Shteti rus është përfshirë në një luftë idesh për të ndotur hapësirën tonë të informacionit me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra për t’i bërë njerëzit të besojnë se demokracia nuk është më e mirë se autokracia”, shtoi ajo.

Në raportin e tij, Google theksoi se platforma e shpërndarjes së videove në YouTube kishte çaktivizuar 400 kanale të përfshira në operacionet kundër ndikimit të shtetit rus nga janari deri në prill.

Meta raportoi se ka zgjeruar partneritetin e saj për verifikimin e fakteve në 26 partnerë për të mbuluar 22 gjuhë të Bashkimit Evropian, përfshirë çekishten dhe sllovakishten.

Arena e Lajmit


BE e shqetësuar për shkallën e dezinformimit rus në X

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook