EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, mbërrin në spitalin e Shkodrës një person i plagosur, shpallet në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Malësinë e Madhe.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Demiraj pas nje konflikti mes 3 personave në fshatin Grizhë.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për se shtetasi Emanuel Guri ka mbërritur i plagosur në spitalin e Shkodrës.

I riu ka marrë një plumb në shpatull, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq polica ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin, Sadonel Bushataj.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në fshatin Demiraj, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Emanuel Guri, e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasi S. B., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Emanuel Guri.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e shtetasit A. K, i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

()

Arena e Lajmit


EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, mbërrin në spitalin e Shkodrës një person i plagosur, shpallet në kërkim autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook