Pse hapja e një franchise Future Home është një investim i sigurt?

Kultura e franchising në botë ka nisur herët, që në shekullin e 19-të, ndërsa në Shqipëri është bërë veçanërisht e njohur gjatë viteve të fundit. Future Home, agjencia imobiliare lider në fushën e Real Estate, me 15 zyra në të gjithë territorin shqiptar, mbart një model biznesi të tillë. Po çfarë është një biznes franchise dhe cilat janë avantazhet e tij krahasuar me bizneset e tjera? Një franchise është një e drejtë e cila merret nga blerësi për të përdorur markën e një biznesi ekzistues. Emrin e tij, logon dhe një shumësi të drejtash të tjera që lindin prej këtij bashkëpunimi.

Të bëhesh pjesë e një rrjeti të rëndësishëm, siç është Future Home në fushën e shitblerjes së pasurive të patundshme, të katapulton menjëherë në një pikë të pjekurisë së biznesit të cilën do të duheshin vite që ta mbërrije në rast se do të nisje gjithçka nga zero.

Arsyet pse duhet të siguroni të drejtën për t’u bërë pjesë e një marke të njohur siç është dhe Future Home, janë me dhjetëra. Në këtë artikull ju vijmë në ndihmë duke ju zbuluar gjashtë më të rëndësishmet.

1.Markë e njohur dhe reputacion i krijuar

Puna më e madhe është bërë tashmë. Njerëzit e njohin këtë biznes, kanë përshtypjet e tyre në lidhje me të dhe nuk do t’ju duhet të bëni shumë punë që të fitoni besimin e tyre. Ju thjesht duhet të ruani standardin dhe të fokusoheni kryesisht në këtë drejtim. Një biznesi të ri ndërkohë do t’i duheshin disa vite që të bëhej popullor, i pëlqyeshëm dhe i besueshëm për klientët.

  1. Reduktim i riskut

Rreziku i dështimit të një biznesi të ri është tepër i lartë. Do t’ju duhet ta ndërtoni çdo gjë nga e para, ndërsa kur merrni franchisen e një kompanie solide, e cila ka provuar prej vitesh se është e suksesshme në treg, siç është edhe rasti i Future Home, siguria rritet. Ju merrni modelin e biznesit të gatshëm, procedurat që ai ndjek, strategjitë e marketingut, mënyrën se si operon në treg, duke shmangur testet e vazhdueshme dhe duke fituar kështu kohë për të ecur përpara me biznesin tuaj.

Future Home 1
Future Home 1
  1. Trajnim dhe mbështetje

Trajnimet gjithëpërfshirëse jepen me qëllim që blerësi i franchise të njihet me të gjithë proceset, që nga mënyra se si drejtohet biznesi, e deri te mënyra se si kryhen proceset më të thjeshta të punës. Mbështetja është e vazhdueshme që nga momenti i blerjes së të drejtës për të përdorur markën dhe gjatë gjithë kohës së bashkëpunimit. Future Home sot ka ngritur dhe akademinë e tyre të trajnimeve,ku me anë të këtij departamenti jua lehtëson të gjithë franchise marrësve rrugëtimin në këtë industri.

  1. Qasja në burime

Aksesi që ju jepet nga kompania mëmë, e cila zotëron të drejtat e franchise-t, për të përdorur burimet e tyre, është një lehtësim i jashtëzakonshëm për ju. Ju mund të siguroni të njëjtat burime prej furnitorëve, me çmime të leverdisshme për të cilat është negociuar më parë nga zotëruesi i patentës. Profesionistë dhe ekspertë të kompanisë gjithashtu do t’ju vijnë në ndihmë duke iu lehtësuar procese të punës që do t’ju duhej t’i ndërtonit prej fillimit. Përfitimi i strategjive të marketingut dhe fushatave prej Future Home është një e mirë që e merrni menjëherë, pa ju dashur të përdorni burime njerëzore, si dhe duke kursyer kohën që do t’ju duhej të shpenzonit derisa të kuptonit se çfarë funksionon.

  1. Orientim dhe qartësi për Franchise Marrësit

Zotëruesi i franchise-it orienton blerësin për vendndodhjen më të përshtatshme të biznesit, si dhe oraret e funksionimit. Nisur nga eksperienca, ai e di se në cilat lokacione dhe orare, biznesi ka tendenca të jetë më fitimprurës.

  1. Mundësi për t’u rritur

Modeli i gatshëm i biznesit e ndihmon blerësin e franchise-it që ta zgjerojë biznesin e tij duke hapur pika në lokacione dhe vende të ndryshme. Informacioni dhe ekspertiza e përfituar menjëherë i përshpejton hapat që duhet të hidhen për të siguruar fitim sa më herët, por edhe për t’u zgjeruar.

Future Home i kushton vëmendje të veçantë mbështetjes së bizneseve franchise, duke nisur që  nga kërkimi i tregut, studimi i fizibilitetit, modelimi financiar dhe planifikimi i biznesit. Trajnimet e vazhdueshme, mbështetja në marketing, si dhe ajo operacionale e ndihmon biznesin tuaj të lulëzojë dhe të bëhet i suksesshëm brenda një kohe të shkurtër. Prej vitesh, kjo markë lider në tregun e pasurive të paluajtshme ka njohur suksese në rritje në të gjitha pikat e saj, si dhe zgjerim të përvitshëm. Nëse mendon të bëhesh pjesë e këtij tregu, i cili gjithashtu është në rritje, me një aleat si Future Home, rrugëtimi do të jetë shumë më i thjeshtë.

Arena e Lajmit


Pse hapja e një franchise Future Home është një investim i sigurt?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook