Shpallja e zisë në Beograd, Petro Koçi: Serbia mori përgjegjësinë për aktin terrorist në Kosovë 

Anëtari socialist i Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvend, Petro Koçi ka reaguar sot për vendimin e qeverisë serbe për të mbajtur tre ditë zie kombëtare për terroristët e vrarë të dielën gjatë sulmit që ndërmorën në Kosovë. 

Sipas tij NATO duhet të reagojë pas ngjarjes së të dielës. 

Reagimi i Koçit

Shpallja e zise ne Beograd perben deklarim zyrtar te marrjes se pergjegjesise se Serbise per aktin terrorist te grupit te armatosur. 

Vertetohet se pushtetin ne kryeqytetin politik te serbeve e ka oligarkia qe ekzekutoi Xhinxhicin dhe qe ka emeruar Vucic ne krye te pushtetit.

Europa duket se e ka frike akoma prorusizmin serb dhe vazhdon politiken e perkedheljes.

Shqiptaret dhe ne vecanti Kosova  jane te paret dhe me te vendosurit ne llogoren kunder lojes rusoserbe ne rajon.

Eshte koha qe NATO te reagoje me më shume vendosmeri dhe perforcim nepermjet KFOR. 

Duhen ridetyruar Serbia dhe serbet  te kuptojne se nuk do kene asnje shans te kercenojne paqen ne rajon dhe integritetin territorial e institucional te Kosoves.

Policia e Kosoves me eleminimin e grupit terrorist nuk nderoi vetem dinjitetin e Kosoves, por i shpetoi nderin edhe komunitetit euroatlantik.

Bunjaku nuk eshte  deshmor vetem i Kosoves dhe shqiptarise por edhe i euroatlantizmit.

Arena e Lajmit


Shpallja e zisë në Beograd, Petro Koçi: Serbia mori përgjegjësinë për aktin terrorist në Kosovë 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook