Të shtëna me armë zjarri në Sukth të Durrësit, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Katund, Sukth të Durrësit tek shinat e trenit.  Raportohet se një person ka mbetur i vrarë.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Fatjon Dervishi 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Durrës/Informacion paraprak

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.

Arena e Lajmit


Të shtëna me armë zjarri në Sukth të Durrësit, vritet një person

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook