Tentuan të fusnin në vend automjete të vjedhura, procedohen dy persona në Morinë dhe Portin e Durrësit

Një 40-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi u ndalua në pikën kufitare të Morinës duke transportuar me karrotrec, 2 automjete që rezultuan të vjedhura në Çeki dhe në Gjermani.

Gjithashtu një 49-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një automjet të vjedhur në Itali. Tre automjetet janë bllokuar për verifikime të mëtejshme.

Njoftimi:

✅PKK Morinë/Transportonte me karrotrec, 2 automjete që rezultuan të vjedhura përkatësisht në Çeki dhe në Gjermani, procedohet penalisht 40-vjeçari nga Kosova.
✅Port, Durrës/Erdhi nga Italia, me një automjet që rezultoi i vjedhur atje, procedohet penalisht 49-vjeçari.
Bllokohen për verifikime të mëtejshme, 3 automjetet.
✅Ndërkohë, gjatë këtij muaji, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar në disa pkk të vendit, 5 automjete të tjera, për tentativa për trafikim.

Në kuadër të punës intensive, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe për t’iu ofruar shërbim korrekt dhe të shpejtë, qytetarëve, në hyrje/dalje, është iniciuar një plan operacional policor, me fokus parandalimin e trafikimit në vendin tonë/nga vendi ynë, të automjeteve të vjedhura.

Si rezultat i zbatimit të këtij plani operacional, në bashkëpunim me drejtoritë vendore të Policisë, në PKK Morinë dhe në PKK Port, Durrës, në hyrje të vendit, u konstatuan dhe u goditën 2 raste të kësaj paligjshmërie.
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 40 vjeç, banues në Gjilan, pasi në hyrje të vendit, në PKK Morinë, drejtonte një karrotrec me të cilin transportonte 2 automjete tip “Mercedes Benz” dhe tip “BMW X5”, të cilat nga verifikimet rezultuan se ishin të shpallura në kërkim përkatësisht nga Interpol Praga dhe Interpol Wiesbaden.

-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në hyrje të vendit, në PKK Port, Durrës, drejtonte një automjet tip “Audi A4”, i cili nga verifikimet rezultoi se ishte vjedhur në Itali, më datë 18.11.2018.

Të treja automjetet u bllokuan nga specialistët përkatës, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit dhe Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Arena e Lajmit


Tentuan të fusnin në vend automjete të vjedhura, procedohen dy persona në Morinë dhe Portin e Durrësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook