Egnatia duket se e ka seriozisht këtë sezon, teksa sonte triumfoi 0-2 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për elitën. Ndeshja filloi me malore për shkodranët, teksa në minutën e 16-të, Dragoshi ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Spahiut.
Menjëherë sapo filloi pjesa e dytë, skuadra nga Rrogozhina kaloi në avantazh falë një goditje tokazi të Isgandarlit.
Ekipi i Memellit provon të reagojë me aftësitë individuale të disa lojtarëve, por pa rezultat. Edhe Dwamena la gjurmën e tij në këtë ndeshje, me golin e tij në fund të takimit. Egnatia kryeson kampionatin me 13 pikë, Vllaznia është në vendin e katërt me 8 pikë.
(J.S / )