38-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri nuk ishte i vetëm në momentin kur ndodhi atentati. Ngjarja në fjalë ndodhi në Katund, Sukth të Durrësit, pak pas mesnate. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se kur është qëlluar me armë nga atentatorët Fatjon Dervishi ishte duke drejtuar makinën, ndërsa shoqërohej nga një shoku i tij, i cili nuk është prekur nga plumbat.
Sipas dëshmisë së këtij të fundit rezulton se ata kishin qenë në një lokal dhe po ktheheshin për në shtëpi kur janë goditur.
“Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan”, -ka deklaruar në polici shoku i viktimës.
()