Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth/ “Dëgjova krisma”, kushëriri: Ishte çun me nam, jetonte në Gjermani. S’di të ketë pasur konflikte

Kushëriri i 38-vjeçarit Fatjon Dervishi, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Sukth, ka treguar detaje nga ngjarja. Në një rrëfim për gazetaren e News24 edhe , Klodjana Haxhiaj, Dervishi tha se kishte dëgjuar vetëm krisma.

Ndërkohë, ai tha se viktima jetonte në Gjermani, ndërsa ishte babai i dy fëmijëve. Mes të tjerash Arben Meta shtoi se nuk kishte dijeni nëse 38-vjeçari kishte konflikte.

“E njoh që fëmijë Fajtonin. Është djalë me nam. Punonte në Gjermani. Vinte ikte, ishte çun i urtë. E kam fqinj, nëna ime e ka djalë daje. Nuk isha mbrëmë në shtëpi, pasi punoj roje nate. I dëgjuam krismat, veç kaq. Ika pastaj e lash punën, shkova në shtëpi. I martuar ishte Fatjoni, ka dy fëmijë, i ka jashtë. Këtu jetonte me babin, nëna i ka vdekur. Një vëlla e ka jashtë, një vëlla në burg për drogë. Kishte qenë në një lokal në Sukth. Nuk di që të ketë pasur konflikte.”, tha kushëriri, që e ka edhe fqinj viktimën.

()

Arena e Lajmit


Vrasja e 38-vjeçarit në Sukth/ “Dëgjova krisma”, kushëriri: Ishte çun me nam, jetonte në Gjermani. S’di të ketë pasur konflikte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook