Wanda Nara rikthehet në Itali, bashkëshortja e Icardit pjesë e programit të njohur

Wanda Nara është gati të rikthehet në Itali por këtë herë futbolli nuk ka asnjë lidhje me të. Showgirl-i argjentinase do të jetë në kastin e Dancing with the Stars 2023, një program i transmetuar në Rai 1 dhe e drejtuar nga Milly Carlucci.

“Përshëndetje të gjithëve! Pashë që ka dalë komplet kasti i Dancing With the Stars. Por Milly më harrove. Sepse këtë vit do të jem edhe unë atje. Shihemi shumë shpejt në Romë. Askush nuk tha se do të jetë e lehtë, por do t’ia dalim!”.

Ky është njoftimi i Wanda Narës. Më pas, edhe profilet sociale të programit konfirmuan se bashkëshortja e Mauro Icardit do të jetë konkurrentja e fundit zyrtare. “Jo, Milly nuk e kishte harruar! Wanda Nara është surpriza e fundit e Dancing With the Stars 2023! Do të jetë një sezon i fortë!” – është postimi nga organizatorët e emisionit të njohur.

Ndaj showgirl-i do të rikthehet në skenë pasi ishte e ftuar nderi për një episod sezonin e kaluar. Konfirmohet kështu që Wanda Nara ka lënë pas sëmundjen, që në fillim u dyshua si e rëndë dhe kërkohej trajtim special të gjatë.

()

Arena e Lajmit


Wanda Nara rikthehet në Itali, bashkëshortja e Icardit pjesë e programit të njohur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook