Atentati në Dukagjin/ Lihen të lirë 4 personat e shoqëruar në polici si të dyshuar, flet njëri prej tyre: Kam tre muaj që…

Lihen të lirë 4 të shoqëruarit në policinë e Shkodrës për vrasjen e Zef Gurit dhe plagosjen e Gjin Gurit. Gazetari Senad Nikshiqi bën me dije për se pas dëshmisë së dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore ata janë lënë të lirë.

Njëri prej tyre, Edmond Nika ka folur për mediat duke deklaruar se ditën e vrasjes ai nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit, por në fshatin Stom Golem.

Për këtë ai shprehet se ka kamera sigurie të objekteve ku ka qëndruar. Madje ai shton se ka 3 muaj që nuk ka qenë në zonën e Dukagjinit. Në fund ai flet edhe për lidhjen familjare që ka me viktimën dhe të birin.

Sakaq, Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj janë lënë të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur Gjovalin Guri.

Arena e Lajmit


Atentati në Dukagjin/ Lihen të lirë 4 personat e shoqëruar në polici si të dyshuar, flet njëri prej tyre: Kam tre muaj që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook