Niklas Bendtner vazhdon të prodhojë lajm, edhe tani që ka disa vite larg fushave të lojës. Ish-sulmuesi danez, sigurisht vazhdon të mbushë faqet e mediave rozë me historitë e tij të dashurisë.
“Lordi”, kohët e fundit kishte qenë në një lidhje me modelen suedeze Klara Linea Vahlkvist, një pjesëmarrëse e Miss Universe. Por bukuroshja 24-vjeçare bëri të ditur në rrjete sociale se tashmë çifti ishte ndarë. “Ne thjesht duam gjëra të ndryshme në jetë”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
Ndërkohë, tabloidi danez “Se og Hor” ka zbuluar se Bendtner nuk ka vonuar të gjejë ngushëllim në krahët e një tjetër bukurosheje. Ai ka zhvilluar një udhëtim romantik me aktoren 34-vjeçare Sus Uilkins në Romë.
Sus, me sa duket kërkonte gjithashtu ngushëllim, pasi ishte ndarë nga lidhja 10-vjeçare me këngëtaren Freja Kirk. Ato ishin martuar në një ceremoni që bëri bujë dy vite më parë, por në gushtin e këtij viti bënë të ditur se ishin divorcuar.
Kështu, aktorja biseksuale ka kthyer sytë nga Bendtner, me të cilin është parë teksa puthej dhe ecte duke shtrënguar duart në rrugët e Romës. PanoramaSport