Barcelona në telashe, akuzohet për ryshfet, në Spanjë është krim

Barcelona është në telashe, pasi 7.5 milionë euro që klubi katalanas i pagoi ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Negreira, për 17 vjet, përbëjnë një krim. Kështu beson kreu i Gjykatës Hetimore që akuzon Barcelonën për ryshfet.

Është “një lloj vepre penale që nuk kërkon vërtetimin e falsifikimit të palëve specifike dhe që parashikon dënime më të rënda se krimi i korrupsionit midis individëve.

Ryshfeti ka sanksione më të rënda se krimi i korrupsionit, për të cilin Barcelona ishte hetuar deri tani. Klubi tashmë është i akuzuar, por sipas burimeve policore nuk priten arrestime. Tashmë topi i kalon La Ligas, e cila mund të marrë masa konkrete ndaj klubit dhe ish-presidentëve.

()

Arena e Lajmit


Barcelona në telashe, akuzohet për ryshfet, në Spanjë është krim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook